Liverpooli është rikthyer te fitoret në Premier Ligë, pasi të dielën ka mposhtur Crystal Pacale në udhëtim.
Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Andoni Iraola ka shënuar fitore 1:3, me golat e shënuar nga Mac Allistar, Wirtz dhe Isak.
Kurse, për Palace shënoi Nketiah krejt në fund të takimit nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, The Reds ngjiten në pozitën e 4 me 18 pikë, nëntë më pak se lideri Arsenal, ndaj së cilës u mposhtën një javë më parë.
Kurse, Crystal Palace me këtë humbje, shkon në vendin e fundit të tabelës, me 7 pikë, aq sa ka edhe Manchester United. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

