KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alarmante shifrat e aksidenteve në Kosovë: 79 të vdekur për tetë muaj

Alarmante shifrat e aksidenteve në Kosovë: 79 të vdekur për tetë muaj

Policia ka bërë të ditur se 79 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor në Kosovë gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2026.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 74 aksidente fatale, prej të cilave 22 kanë qenë vetaksidente.

Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 44 kanë qenë shoferë të automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të kufizimeve të shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve me pasoja fatale.

Policia ka bërë të ditur se ka shtuar prezencën në terren, mbikëqyrjen dhe kontrollet në rrugë, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.