KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

A do t’iu bashkohen evropianët bisedimeve për Ukrainën?

A do t’iu bashkohen evropianët bisedimeve për Ukrainën?

Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dabi javën e ardhshme, deklaroi të dielën ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

"Evropianët do të jenë të përfaqësuar denjësisht; Franca do të jetë në Abu Dabi për të marrë pjesë në këto diskutime," tha Barrot në një intervistë për stacionin radiofonik francez RTL.

"Nuk mund t'ju them ende se kush do ta përfaqësojë Francën në këtë rast, por Franca sigurisht që do të jetë e pranishme," shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

I dërguari amerikan, Steve Witkoff, deklaroi të hënën se Uashingtoni do të mbledhë delegacione nga Ukraina dhe Rusia në Abu Dabi, më 10-11 nëntor, për të diskutuar mbi dhënien fund të luftës së Moskës kundër Ukrainës, marrëveshjet e sigurisë për periudhën e pasluftës dhe uljen e tensioneve, raporton Reuters.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.