Ish-futbollistja Edonisa Aliu ka rrëfyer për paragjykimet me të cilat është përballur gjatë karrierës së saj në futboll, sport që shpesh shihet si i dominuar nga burrat.
E ftuar në emisionin “Sol” në Klan Kosova, Aliu tregoi se që nga fëmijëria ishte paragjykuar për zgjedhjen e saj për t’u marrë me këtë sport.
Ajo u shpreh krenare që nuk hoqi dorë nga pasioni i saj, i cili, siç tha, i ka siguruar edhe jetesën.
“Unë vetë jam në futboll, që njihet si sport i burrave. Prej kur jam kanë e vogël, jam paragjyku pse lozim futboll. Jo, ki me u bo si burrë, jo, nuk është për ty, jo, ki me mbetë pa fëmijë. Por sot jam krenare që e kam zgjedhë pasionin që e du, me futboll e kam siguru jetesën teme.
Kur e kam nis futbollin, s’kam pasë rrogë. Rroga jem ka qenë për herë të parë 150 euro, me 15 vjet”, rrëfeu Aliu.

