Disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa energji elektrike të hënën, më 9 nëntor, për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes. Ndërprerjet do të prekin zona në komunat Çair, Karposh, Gazi Babë dhe Ilinden.
Në Ilinden, nga ora 08:30 deri në 11:15, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në një pjesë të Belimbegovës, pranë urës.
Në komunën e Çairit, ndërprerja e parë është paralajmëruar nga ora 09:00 deri në 12:00, në pjesë të rrugëve “Strumicka”, “Kjemal Sejfula” dhe “Vukovarska”. Ndërsa nga ora 12:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbeten edhe disa konsumatorë në rrugët “Krste Asenov” dhe “Emin Duraku”.
Në Karposh, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 11:00 dhe do të përfshijë një pjesë të konsumatorëve në rrugët “Lerinska” dhe “Bagdadska”.
Ndërkaq, në Gazi Babë, nga ora 11:45 deri në 15:00, energji elektrike nuk do të ketë në një pjesë të fshatit Jurumleri.
Ndërprerjet janë planifikuar për shkak të punimeve të mirëmbajtjes dhe kontrollit teknik në trafostacione dhe pajisjet e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

