Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë përcjellë një mesazh përshëndetës dhe mirënjohjeje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Mesazhi është përcjellë gjatë një takimi me familjarët e dëshmorëve, të cilët kanë shprehur urimet e tyre për Ditën e Flamurit, përvjetorin e daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Postimi i plotë:
“Në prag të Festave të Nëntorit🇦🇱, pata kënaqësinë dhe nderin e veçantë të mirëpres familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.
Në emër të tyre, përcollëm një mesazh të veçantë përshëndetës dhe mirënjohjeje për çlirimtarët tanë, Presidentin Thaçi, z. Veseli, z. Krasniqi, z. Selimi, z. Mustafa, duke i uruar për Ditën e Flamurit🇦🇱, daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Me shpresën dhe dëshirën që festat e ardhshme t’i kremtojmë së bashku, në Kosovën e lirë, për të cilën ata luftuan dhe sakrifikuan jetën.
Sakrifica e dëshmorëve nuk harrohet, ndërsa respekti për çlirimtarët mbetet i përjetshëm!
Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱🇽🇰
Lavdi dëshmorëve të kombit!”

