Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar qytetarët për një të diel të qetë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij edhe “Pasqyrën e Dialogut”.
“Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar Rama, transmeton Klankosova.tv.
Ai njëherësh ka prezantuar një hapësirë të re komunikimi të quajtur “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes tij dhe qytetarëve.
Burimi: klankosova.tv ↗

