KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve

​Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve

Inspektorati i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës kanë formalizuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit dhe fuqizimit të kapaciteteve institucionale.

Përmes një marrëveshjeje të re bashkëpunimi, të nënshkruar nga Dashnor Sula dhe Lyra Osmani Ahmeti, të dyja palët janë angazhuar për thellimin e partneritetit dypalësh në fushën e inspektimeve.

Kjo nismë synon ndërtimin e urave të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit përmes shkëmbimit të ekspertizës, adoptimit të praktikave më të mira dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të inspektorëve. Dokumenti i bashkëpunimit përcakton një platformë konkrete veprimi, e cila fokusohet te harmonizimi i metodologjive dhe praktikave të inspektimit, si dhe te shkëmbimi i ndërsjellë i ekspertëve dhe përvojave të suksesshme në këtë fushë, shkruan rtsh.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet procesit të digjitalizimit dhe modernizimit të proceseve inspektuese, duke synuar përshtatjen me standardet bashkëkohore dhe rritjen e transparencës e të efikasitetit. Gjithashtu, marrëveshja parashikon zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta për rritjen e profesionalizmit, si dhe ndërmarrjen e nismave dhe projekteve rajonale me interes të përbashkët.

Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, ky hap shënon një zhvillim domethënës drejt përmirësimit të standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes, duke garantuar një sistem më efikas, transparent dhe në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm institucional mes dy vendeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.