KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Bastiset banesa e sulmuesit të Krakovit, tre trupa gjenden brenda – pamje

Bastiset banesa e sulmuesit të Krakovit, tre trupa gjenden brenda – pamje

Autoritetet polake kanë bastisur banesën e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin e përgjakshëm në Krakov, ndërsa gjatë operacionit brenda objektit janë gjetur tre trupa të pajetë.

Operacioni u zhvillua në Ostrowiec Świętokrzyski, ku jetonte i dyshuari.

Pamjet e publikuara nga mediat polake tregojnë njësitë e sigurisë duke përdorur një platformë ngritëse për t’iu afruar banesës nga ballkoni.

Përpara se të hynin fizikisht në apartament, autoritetet përdorën edhe një dron policor, i cili hyri përmes derës së hapur të ballkonit për të kontrolluar ambientet e brendshme.

Operacioni u krye me masa të shtuara sigurie dhe me pjesëmarrjen e njësive antiterroriste.

Banorët e ndërtesës ishin evakuuar më herët, ndërsa zona përreth ishte siguruar nga policia.

Kryeministri polak Donald Tusk konfirmoi më pas se brenda banesës ishin gjetur tre trupa – dy gra dhe një burrë.

Sipas informacioneve të publikuara, viktimat besohet se janë anëtarë të familjes së 25-vjeçarit.

Trupat u lokalizuan fillimisht përmes dronit të policisë, ndërsa hetuesit tani po punojnë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tyre.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse këto vdekje kanë ndodhur përpara sulmit në Krakov dhe nëse lidhen drejtpërdrejt me të njëjtin plan kriminal. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.