KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Në QKUK nis aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë për trajtimin e kancerit të mushkërive

Në QKUK nis aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë për trajtimin e kancerit të mushkërive

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT për trajtimin e kancerit të mushkërive.

Ky trajtim po realizohet përmes akseleratorit linear Elekta Versa HD, i cili mundëson radioterapi më precize për pacientët me kancer.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku theksohet se falë investimeve në teknologji moderne dhe ngritjes profesionale të stafit, pacientëve u mundësohen trajtime me mbrojtje më të madhe të indeve të shëndosha dhe me më pak seanca në rastet kur kjo është e përshtatshme.

Sipas njoftimit, fillimi i aplikimit të kësaj teknike përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve onkologjike në sistemin publik shëndetësor.

Po ashtu, në Ditën Ndërkombëtare të Fizikës Mjekësore, është shprehur mirënjohje për fizikanët mjekësorë, onkologët radioterapeutë dhe teknikët e radioterapisë për kontributin dhe përkushtimin e tyre profesional.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.