KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Netanyahu drejt largimit nga pushteti? Presidenti i Izraelit i jep kandidatit opozitar, Gadi Eisenkot, mundësinë për formimin e qeverisë së re

Netanyahu drejt largimit nga pushteti? Presidenti i Izraelit i jep kandidatit opozitar, Gadi Eisenkot, mundësinë për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka vendosur që kandidati opozitar Gadi Eisenkot të marrë mundësinë e parë për formimin e koalicionit të ri qeverisës, pas zgjedhjeve të mbajtura më 27 tetor.

Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite, garoi si kandidati kryesor kundër kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu, duke udhëhequr një bllok partish që synojnë largimin e tij nga pushteti, transmeton lajmi.net.

As Eisenkot dhe as Netanyahu nuk arritën të sigurojnë shumicën e nevojshme parlamentare në zgjedhje. Megjithatë, gjatë konsultimeve maratonike me presidentin këtë javë, përfaqësuesit e shumicës së partive kryesore rekomanduan që pikërisht Eisenkotit t’i besohet detyra për krijimin e qeverisë së re.

Vendimi i Herzogut, i cili pritej të shpallej të dielën, u bë publik pak pasi Netanyahu bëri thirrje për krijimin e një “qeverie të unitetit kombëtar”.

Në një video-mesazh, Netanyahu paralajmëroi kundër formimit të nxituar të një qeverie me mbështetjen e partive që ai i cilësoi si të lidhura me mbështetës të terrorizmit. Deklarata e tij u interpretua si referencë ndaj partive të udhëhequra nga përfaqësuesit arabë.

Netanyahu dhe aleatët e tij kanë paraqitur vazhdimisht partitë arabe si kërcënim për sigurinë kombëtare. Ndërkaq, Eisenkot ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me to, me kusht që të plotësohen disa kritere, përfshirë njohjen e Hamasit si organizatë terroriste dhe angazhimin për shkatërrimin e tij.

Partia e Eisenkotit, Yashar, reagoi ndaj deklaratave të Netanyahut përmes një komunikate të publikuar në platformën X.

Në reagim, ajo u bëri thirrje anëtarëve të partisë Likud të Netanyahut që të distancohen nga aleanca me partitë që i cilësoi si radikale, duke iu referuar partive më ekstreme në bllokun e tij nacionalist-fetar.

Partia Yashar theksoi se në qeverinë e mundshme të Eisenkotit do të përfshihen vetëm parti dhe deputetë që mbështesin parimet e saj, përfshirë qëndrimin ndaj Hamasit.

Tashmë, Eisenkot përballet me detyrën e sigurimit të mbështetjes së mjaftueshme parlamentare për të formuar qeverinë e re, në një situatë ku asnjëri prej dy blloqeve kryesore nuk ka fituar shumicë të qartë./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.