KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë

Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me kushtet e punës dhe gjendjen ekonomike të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Musliu theksoi se nuk mund të kërkohet angazhim dhe efikasitet maksimal nga zyrtarët policorë, kur ata detyrohen të sigurojnë të ardhura shtesë përmes punëve të tjera pas përfundimit të orarit zyrtar.

Në “BlicInterview me Astrit Gashin”, deputetja ka përmendur problemet me veshmbathjen dhe vështirësitë financiare me të cilat përballen policët.

“Policia e Kosovës që gjashtë vite nuk kanë moral që të trajtojnë një rast si duhet, duke filluar nga problemet që i kanë me veshmbathje. Nuk muj me prit efikasitet nga një polic apo police që punon paradite polic, pasdite punon taksi. Na ka rënë të shohim edhe policë që punojnë kamarierë nëpër dasma deri para mëngjesit”, deklaroi Musliu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.