Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë

    January 10, 2026

    Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot

    January 10, 2026

    “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë
    • Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot
    • “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova
    • Iranianët bëjnë thirrje për “rikthimin e shahut” – kush është ai?
    • Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit
    • ​“Ishte ditë kjameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet
    • Trump: Venezuela na dha dje naftë me vlerë 4 miliardë dollarë
    • SHBA-ja me piramidë të re ushqimore – drithërat tani në fund, proteinat në krye
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Fundi i festave, rënia e euforisë dhe portofolët bosh: Si të përballeni me depresionin pas kësaj periudhe

    Fundi i festave, rënia e euforisë dhe portofolët bosh: Si të përballeni me depresionin pas kësaj periudhe

    korrektpressBy korrektpressJanuary 8, 2026 Depresioni dimëror 3 Mins Read
    Fundi i festave, rënia e euforisë dhe portofolët bosh: Si të përballeni me depresionin pas kësaj periudhe
    Fundi i festave, rënia e euforisë dhe portofolët bosh: Si të përballeni me depresionin pas kësaj periudhe
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lodhja emocionale, pritshmëritë e parealizuara dhe rikthimi në rutinë – pse janari është më i vështirë për psikikën dhe si të dilni më lehtë nga kjo gjendje

    Pas përfundimit të festave, shumë njerëz përjetojnë një rënie të ndjeshme të energjisë dhe humorit. Euforia zëvendësohet nga lodhja, ndjenja e rëndesës, mungesa e motivimit dhe shpesh nga portofolë më të zbrazët. Me rikthimin në përditshmëri, te një numër i madh njerëzish shfaqet ajo që njihet si “depresioni pas festave”, një gjendje kalimtare, por për disa edhe mjaft e rëndë emocionalisht.

    Çfarë është depresioni pas festave?

    Kjo gjendje, e njohur edhe si “depresioni dimëror”, prek miliona njerëz në mbarë botën dhe lidhet me përfundimin e një periudhe intensive emocionalisht. Festat shpesh përfaqësojnë një kulm – pushim, shoqërim, pritshmëri, shpenzime dhe emocione pozitive dhe pas këtij kulmi vjen ajo që psikologët e quajnë antiklimaks emocional.

    Rikthimi në realitet, në rutinë dhe përgjegjësi, për disa njerëz shndërrohet në një moment zhgënjimi: “Po tani çfarë? Gjithçka mbaroi dhe jam sërish në të njëjtën pikë.” Kjo ndjesi është më e theksuar te personat që ndihen të pakënaqur me rrethanat e tyre jetësore, punën, marrëdhëniet ose gjendjen financiare, transmeton Telegrafi.

    Si manifestohet kjo gjendje?

    Simptomat më të shpeshta përfshijnë:

    • lodhje të vazhdueshme
    • ndjenjë trishtimi ose boshllëku
    • nervozizëm dhe tension
    • prirje për t’u izoluar
    • mungesë motivimi
    • ndjenjë faji për shpenzimet ose pritshmëritë e parealizuara

    Nëse këto simptoma zgjasin një deri në dy javë, zakonisht bëhet fjalë për një proces normal përshtatjeje. Por nëse zgjasin më shumë, thellohen ose ndikojnë seriozisht në funksionimin e përditshëm, rekomandohet këshillimi profesional.

    Roli i pritshmërive dhe “miti i fillimit të ri”

    Ekspertët theksojnë se një nga gabimet më të shpeshta është vendosja e pritshmërive joreale, si ideja: “Vit i ri – unë i ri.” Ky presion për ndryshim të menjëhershëm shpesh krijon frustrim dhe ndjenjë dështimi.

    Një qasje më e shëndetshme është të mendohet ditë pas dite. Çdo ditë mund të trajtohet si një fillim i vogël: të kujdesemi për veten, të vendosim kufij, të inkurajojmë veten dhe të ndërmarrim hapa të vegjël, por të qëndrueshëm.

    Kush është më i rrezikuar?

    Veçanërisht të ndjeshëm gjatë kësaj periudhe janë:

    • personat në krizë familjare
    • ata që kanë humbur një të afërt
    • njerëzit që ndihen të vetmuar
    • personat me vështirësi financiare

    Për ta, kjo periudhë mund të jetë emocionalisht shumë e rëndë. Është e rëndësishme të pranohet trishtimi si reagim normal dhe të mos kërkohet “zëvendësim” i humbjeve, por ndërtim i rutinave të reja që ndihmojnë përballimin e përditshmërisë.

    Pse janari perceptohet si muaji më i vështirë?

    Janari shpesh konsiderohet muaji më i gjatë dhe më i rëndë emocionalisht. Disa studime dhe teori popullore e përmendin madje të hënën e tretë të janarit si ditën më depresive të vitit, për shkak të kombinimit të motit të ftohtë, mungesës së dritës, lodhjes emocionale dhe presionit financiar.

    Si të lehtësohet kjo periudhë?

    Psikologët rekomandojnë:

    • rikthim gradual në rutinë
    • aktivitet fizik të lehtë
    • ekspozim ndaj dritës natyrale
    • plane të vogla për t’u gëzuar
    • kujdes ndaj gjumit dhe ushqimit
    • komunikim me njerëz të besuar

    Festat janë të rëndësishme dhe duhen shijuar, por po aq e rëndësishme është të mbahet mend se jeta vazhdon edhe pas tyre, me ritmin, sfidat dhe mundësitë e saj. /Telegrafi/

    LEXO GJITHASHTU

    Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë

    January 10, 2026

    Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot

    January 10, 2026

    “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova

    January 10, 2026

    Iranianët bëjnë thirrje për “rikthimin e shahut” – kush është ai?

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

    January 9, 2026

    ​“Ishte ditë kjameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet

    January 9, 2026

    Trump: Venezuela na dha dje naftë me vlerë 4 miliardë dollarë

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.