KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona

Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarit me inicialet L.H., L.XH. dhe F.M. janë ndaluar pas një aksioni të realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, më 6 nëntor, rreth orës 21:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë.

Substancat ishin të paketuara dhe të mbështjella me folie alumini, ndërsa dyshohet se të arrestuarit kishin për qëllim shitjen dhe shpërndarjen e tyre.

Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.