Galatasaray ka marrë një fitore spektakolare ndaj Amed SK, duke triumfuar me rezultat 4-3.
Skuadra nga Stambolli e nisi fuqishëm takimin, me Rafael Leão që realizoi në minutën e 7-të.
Në fund të pjesës së parë, Alban Lafont shënoi autogol, duke ia dyfishuar epërsinë vendasve, shkruan IndeksOnline.
Në pjesën e dytë, Galatasaray vazhdoi me intensitet të lartë.
Aleksey Batrakov (59′) dhe Barış Alper Yılmaz (80′) shënuan për vendasit, ndërsa Amed SK u kundërpërgjigj me Dia Saba (62′), Gift Orban (65′) dhe Yira Sor (90+2′).
Pavarësisht presionit të mysafirëve në fund, Galatasaray arriti ta ruajë epërsinë dhe të arkëtojë tri pikë të mëdha, duke thelluar kështu epërsinë në krye të tabelës, me 5 pikë më shumë se ekipi i Ermal Krasniqit e Lumbardh Dellovës.

