Lamine Yamal do të jetë një nga armët kryesore të Barcelonës në përballjen e së dielës ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano”.
Talenti spanjoll ka kujtime shumë të mira nga ky stadium, ku në gjashtë paraqitje ka regjistruar pesë fitore dhe vetëm një humbje, krahas dy golave dhe një asistimi.
Paraqitja më e spikatur e tij ishte në marsin e vitit 2025, kur shënoi në minutën e 93-të në fitoren 4-2 të Barcelonës, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit të po atij sezoni, asistoi për golin e Ferran Torresit në fitoren 1-0, që i siguroi katalanasve kalimin në finale.
Humbjen e vetme në këtë stadium e pësoi në shkurt të vitit 2026, kur Atletico triumfoi 4-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.
Megjithatë, Yamal u rikthye te fitoret në përballjet e tjera, përfshirë triumfin 2-1 në kampionat dhe golin në humbjen 1-2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ylli i Barcelonës vjen në këtë sfidë në formë të shkëlqyer, me 13 gola dhe 11 asistime këtë sezon.
Përballja ka rëndësi të veçantë edhe në garën për kreun e La Ligës, pasi Barcelona ka dy pikë më shumë se Atletico. /Zëri

