KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zidane krahason yllin e PSG-së me veten:“Te ai shoh një pjesë të vogël të vetes sime kur isha lojtar”

Zidane krahason yllin e PSG-së me veten:“Te ai shoh një pjesë të vogël të vetes sime kur isha lojtar”

Gjatë konferencës për shtyp në kuadër të grumbullimeve dhe ndeshjeve të Kombëtares së Francës trajneri Zidane u shpreh tejet i impresionuar nga forma, pjekuria dhe mënyra se si i riu francez po e menaxhon karrierën e tij . Madje ai nuk hezitoi të bëjë një krahasim direkt mes tij dhe talentit të PSG-së, Désiré Doué shkruan Indeks Online.

“Te ai shoh një pjesë të vogël të vetes sime kur isha lojtar.

Ajo që ai ka bërë tash e sa kohë është thjesht e mrekullueshme.

Ai dëshiron të përmirësohet, dëshiron të fitojë trofe dhe dëgjon me shumë vëmendje.

Edhe unë doja të përmirësohesha, doja t’i dëgjoja lojtarët më të vjetër dhe njerëzit përreth meje.

Mendoj se këtë po bën edhe ai. Dhe po e bën shumë mirë”, deklaroi ai

“Les Bleus” gjatë muajit nëntor do të përballen me dy kundërshtarë shumë të fortë brenda pak ditëve. 

Francezët udhëtojnë për  në “San Siro” për tu përballur me Italinë me 12 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë Franca pret Turqinë në shtëpi./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.