KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë (VIDEO)

Lushaku: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë (VIDEO)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë obligim të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar një proces të drejtë gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Lushaku ka komentuar takimin e grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

“Ky grup synon që shteti i Kosovës të krijojë një strategji shtetërore kundrejt procesit i cili është në Hagë, me qëllim final që të ketë një proces fer, duke mbrojtur të drejtat e njeriut, procedurat dhe gjithë përshkrimin e punës që ka vetë gjykata”, ka deklaruar Lushaku.

Ajo ka shtuar se institucionet e Kosovës e kanë obligim të ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për një gjykim të drejtë.

“Si shtet e kemi obligim që të bëjmë gjithçka që të sigurojmë që atje të ketë një gjykim fer, një proces fer dhe që i del ballë këtij gjykimi, duke ofruar të gjitha kushtet dhe procesin sa më të drejtë”, ka thënë ajo.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.