KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Futbolli spanjoll stopon në minutën e 9-të në nderime të Jesús de Miguel

Futbolli spanjoll stopon në minutën e 9-të në nderime të Jesús de Miguel

La Liga kishte konfirmuar zyrtarisht se në të gjitha ndeshjet e xhiros së radhës (javës së 12-të), loja do të ndalet përkohësisht në minutën e 9-të për të nderuar kujtimin e sulmuesit të Tenerife, Jesús de Miguel, i cili ndërroi jetë tragjikisht pas një përplasjeje në fushë.

Minuta e 9-të është zgjedhur si simbolikë për shkak të numrit të fanellës që ai mbante gjatë karrierës së tij. Përveç ndërprerjes në minutën e 9-të, para çdo ndeshjeje po mbahet edhe një minutë heshtje në nder të tij shkruan Indeks Online. 

Ndeshja e parë zyrtare ku u zbatua ky vendim i La Ligës ishte Sevilla vs. Deportivo Alavés e cila u luajt mbrëmë, në stadiumin Ramón Sánchez-Pizjuán.

Lojtarët e te dyja ekipeve bënë një hyrje emocionale me fanella të veshura me numrin 9-të për të nderuar kujtimin e tij.

Ky vendim u zbatua edhe në ndeshjet që u zhvilluan sot dhe  do të vazhdojë të zbatohet edhe në të gjitha ndeshjet e tjera të këtij vikendi në futbollin spanjoll./Indeks Online/

Todo el fútbol se une.
El SevillaAlavés rinde homenaje a Jesús de Miguel.

SiempreEnNuestroRecuerdo https://t.co/KGdyrhFb6o

— LALIGA (@LaLiga) November 6, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.