KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Nothing përgatit një pajisje misterioze me inteligjencë artificiale

Nothing përgatit një pajisje misterioze me inteligjencë artificiale

Kompania Nothing po përgatit një pajisje të re të bazuar në inteligjencën artificiale (AI), e cila pritet të prezantohet në muajin dhjetor, por detajet rreth saj mbeten ende mister.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Carl Pei, ka njoftuar se bëhet fjalë për produktin e parë të Nothing të krijuar posaçërisht rreth inteligjencës artificiale.

Në një postim në platformën X, Pei ka zbuluar se pajisja do të jetë një mjet për produktivitet, por nuk do të ketë ekran dhe as nuk do të jetë një aplikacion i zakonshëm.

Ai ka thënë se produkti do të ruajë identitetin karakteristik të Nothing, duke pasur një qasje të veçantë në dizajn dhe funksionalitet.

Pei prej kohësh ka lënë të kuptohet se kompania po punon në një pajisje të re të orientuar drejt AI-së. Nothing ka konfirmuar gjithashtu planet për zhvillimin e syzeve inteligjente dhe kufjeve me inteligjencë artificiale të integruar.

Megjithatë, drejtori i kompanisë ka lënë të kuptohet se pajisja e re nuk do të jetë domosdoshmërisht një pajisje që mbahet në trup, siç janë syzet apo pajisjet e tjera të këtij lloji.

Sipas tij, industria teknologjike po kërkon një produkt që do të shënonte një moment të ngjashëm me prezantimin e iPhone-it, por ai beson se e ardhmja e pajisjeve me AI mund të marrë një drejtim tjetër.

Nothing ende nuk ka bërë të ditur datën e saktë të prezantimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.