NPL “Përparimi” në Vushtrri ka njoftuar se ka filluar pastrimi dhe dezinfektimi i parkingut nëntokësor, punë të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Përveç këtyre aktiviteteve, punëtorët e kësaj ndërmarrjeje po vazhdojnë edhe pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.
Njëkohësisht, sipas njoftimit, po vazhdon edhe sanimi i problemeve në ndriçimin publik, duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve, të cilat po trajtohen me prioritet.
Nga NPL “Përparimi” kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

