KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së

Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan, Bajram Isufi, ka ndërruar jetë të premten, më 6 nëntor 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si një lajm të trishtë.

Hyseni ka theksuar se Isufi do të kujtohet për përkushtimin dhe kontributin e tij për Gjilanin, që nga angazhimi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri te puna në institucionet lokale.

Ai kishte shërbyer si drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, ndërsa së fundmi ishte në krye të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”.

“Ai ishte shembull i atdhedashurisë, punës, korrektësisë dhe respektit për çdo qytetar e koleg. Humbja e tij është një goditje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet tona dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin e të punojnë me të”, ka shkruar Hyseni.

Kryetari i Gjilanit u ka shprehur ngushëllime familjes Isufi, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve të të ndjerit

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.