KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Radiologët e Kosovës mbajnë simpozium shkencor për Ditën Ndërkombëtare të Radiologjisë

Radiologët e Kosovës mbajnë simpozium shkencor për Ditën Ndërkombëtare të Radiologjisë

Shoqata e Radiologëve të Kosovës ka organizuar sot një para-simpozium shkencor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radiologjisë, që shënohet më 8 Nëntor 2026.

Tema e këtij edicioni ishte “Empowering Healthcare through Imaging Excellence”, transmeton IndeksOnline.

Aktiviteti është mbajtur në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë, ndërsa është akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës me shtatë pikë pasive.

Simpoziumi ka përfshirë diskutime mbi organizimin profesional dhe zhvillimin e radiologjisë në Kosovë, si dhe prezantime shkencore nga profesionistë të kësaj fushe.

Në hapje të aktivitetit, kryetari i Shoqatës së Radiologëve të Kosovës, prof. dr. Jeton Shatri, ka folur për riorganizimin e shoqatës dhe planet për të ardhmen.

Simpoziumi është përmbyllur me një diskutim të hapur dhe pyetje nga pjesëmarrësit, ku janë trajtuar temat e prezantuara, zhvillimi i radiologjisë në vend dhe perspektivat e bashkëpunimit profesional e shkencor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.