Opinionistja Rudina ka kritikuar ashpër banorin Nichi gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, lidhur me një deklaratë që ai kishte bërë për Anjezën.
Rudina i tha Nichit se e kishte dëgjuar vetë teksa i ishte drejtuar Anjezës me fjalët se i dashuri i saj mund ta linte.
“E kam dëgjuar me veshë të mi kur e ke thënë: ‘Ai mund të të lërë’. Kjo është skandaloze”, u shpreh Rudina.
Deklarata e opinionistes erdhi pas momentit emocional të Anjezës, e cila kishte përfunduar në lot pasi Nichi kishte përmendur të dashurin e saj gjatë një diskutimi.
Burimi: klankosova.tv ↗

