KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trumpi emëron Stephen Miller shef të ri të stafit të Shtëpisë së Bardhë

Trumpi emëron Stephen Miller shef të ri të stafit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Stephen Millerin në postin e shefit të ri të stafit të Shtëpisë së Bardhë, pas dorëheqjes së Susie Wiles, në një zhvillim që vjen pas humbjeve të rëndësishme të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.

Miller, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Trumpit dhe arkitekti i politikës së tij të ashpër kundër emigracionit, do të zëvendësojë Wiles, e cila paraqiti dorëheqjen pasi republikanët humbën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan.

Trump vlerësoi punën e Wiles, duke deklaruar se ajo kishte bërë një punë shumë të mirë, ndërsa bëri të ditur se do të angazhohet në organizatën e tij politike, “Trump Political Operation”.

Miller konsiderohet një nga figurat më me ndikim në administratën Trump. Ai qëndroi pranë presidentit edhe pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 dhe u rikthye në Shtëpinë e Bardhë me të vitin e kaluar.

Emërimi i tij ka nxitur reagime të ashpra nga demokratët. Kongresmeni Robert Garcia deklaroi se do të vijojë hetimet ndaj Millerit, ndërsa kreu i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, e cilësoi atë si një figurë ekstremiste.

Ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë vijnë në një moment të vështirë politik për Trumpin, pas humbjeve elektorale që kanë hapur debat brenda Partisë Republikane mbi drejtimin e administratës dhe të ardhmen e agjendës së presidentit gjatë dy viteve të fundit të mandatit./atsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.