KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Harry Bajraktari për ambasadorin Wendt: Populli shqiptar është me fat që e ka një ambasador që kupton rëndësinë e aleancës me Amerikën

Harry Bajraktari për ambasadorin Wendt: Populli shqiptar është me fat që e ka një ambasador që kupton rëndësinë e aleancës me Amerikën

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar pas mesazhit të ambasadorit amerikan Wendt drejtuar popullit shqiptar, duke vlerësuar angazhimin e tij për forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi, Bajraktari e ka falënderuar ambasadorin për mesazhin, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe aleancës strategjike ndërmjet dy vendeve, shkruan Telegrafi.

Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e ambasadorit për zgjerimin e mundësive ekonomike dhe avancimin e synimeve të përbashkëta.

“Populli shqiptar është me fat që ka një Ambasador amerikan që e kupton rëndësinë e aleancës strategjike ndërmjet Amerikës dhe popullit shqiptar”, ka shkruar Bajraktari.

Në mesazhin e tij, veprimtari shqiptaro-amerikan ka shprehur edhe urimet për suksesin e ambasadorit në misionin e tij, duke e përmbyllur postimin me një mesazh për të dy popujt.

“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë”, ka përfunduar Bajraktari./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.