KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Musliu kërkon sqarime nga Policia për ndryshimet në pozitat drejtuese, thotë se ende nuk ka marrë përgjigje

Musliu kërkon sqarime nga Policia për ndryshimet në pozitat drejtuese, thotë se ende nuk ka marrë përgjigje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës informata dhe dokumentacion zyrtar lidhur me ndryshimet e fundit në pozitat drejtuese të këtij institucioni.

Përmes një postimi, Musliu ka bërë të ditur se kërkesa e saj ende nuk ka marrë përgjigje.

Në cilësinë e anëtares së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ajo ka kërkuar listën e plotë të ndryshimeve në drejtoritë, departamentet, divizionet dhe drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës.

“Në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtares së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në kuadër të përgjegjësive të mia parlamentare për mbikëqyrjen e institucioneve të sigurisë, të cilat rrjedhin nga Kushtetuta e Republikes se Kosoves, Rregullorja e Kuvendit te Republikës së Kosoves, dhe duke u mbështetur ne Ligjin per qasje ne dok. Zyrtare, kërkoj informata të plota dhe dokumentacion zyrtar lidhur me ndryshimet e fundit në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Musliu./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.