Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se do ta zëvendësojë shefen e stafit, Susie Wiles, me këshilltarin e tij prej kohësh, Stephen Miller.
Me këtë lëvizje, ai zgjedh një figurë të njohur për qëndrime të forta politike, me synimin për të riorganizuar funksionimin e Shtëpisë së Bardhë, pasi republikanët humbën kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit të kësaj jave, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ky ndryshim vjen pak ditë pasi votuesit, të zhgënjyer nga gjendja e ekonomisë dhe lufta me Iranin, u shkaktuan humbje të rënda republikanëve në zgjedhjet e ndërmjetme të së martës.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump e quajti Millerin "një nga këshilltarët e mi më të besuar" dhe vlerësoi Wiles për "punën e shkëlqyer" që ka bërë. Trump njoftoi se ndryshimi do të hyjë në fuqi të hënën.
Wiles do të kalojë në strukturën politike të Trumpit, tha ai.

