Ceremonia u shty për to, veçse sërish kapelat nuk ishin të njëjta.
Por, pavarësisht dallimeve në uniformë, qëllimi është i përbashkët: shërbimi ndaj atdheut.
E këtë të fundit u tha se duhet ta bëjnë me nder dhe përgjegjësi.
Këtë e tha edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që tha se këta të rinj tashmë mbi supe kanë shërbimin ndaj Kosovës.
Pas fjalimeve, erdhi edhe momenti i shumëpritur, betimi.
E në sallë ushtoi fort zëri i rreth 400 kadetëve.
Por, për këtë moment u tha se u desh shumë mund dhe sakrificë.
E në ditë si kjo nuk mungon kujtimi për ata që i patën shembuj të guximit e sakrificës, edhe me jetë, për atdhe.
Në mesin e të diplomuarve janë 118 gra e 279 burra.
Detajet mund t'i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

