Real Madridi mund të pendohet për mënyrën se si e trajtoi Nico Pazin, i cili po shkëlqen me fanellën e Comos në futbollin italian.
Mesfushori ofensiv argjentinas është shndërruar në një prej futbollistëve më vendimtarë të skuadrës së drejtuar nga Cesc Fàbregas. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen, ndërsa vlera e tij në treg vazhdon të rritet.
Për Real Madridin, situata është edhe më interesante, pasi klubi madrilen kishte mundësi ta mbante në skuadër, por lejoi largimin e tij drejt Italisë. Tani, rikthimi i argjentinasit mund të bëhet shumë më i kushtueshëm.
Sipas raportimeve, kjo zgjedhje mund t'i kushtojë Real Madridit deri në 80 milionë euro, një shumë që tregon se sa shumë është rritur vlera e lojtarit. /Zëri

