Mbrojtësi holandez Youri Baas nuk e ka fshehur entuziazmin për interesimin e Barcelonës, duke e cilësuar gjigantin katalanas si klubin më të madh në botë.
Qendërmbrojtësi 23-vjeçar i Ajaxit është një nga emrat që drejtori sportiv Deco po shqyrton për të përforcuar repartin defensiv të skuadrës së trajnerit Hansi Flick, me synimin për ta afruar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pas ndeshjes evropiane ndaj Midtjyllandit, Baas reagoi për lajmet që e lidhin me Barcelonën, duke shprehur hapur admirimin për klubin katalanas. “Besoj se është klubi më i madh në botë. Është një kompliment i jashtëzakonshëm”, deklaroi mbrojtësi holandez.
Baas është një mbrojtës i majtë, profil që përputhet me kërkesat e Barcelonës për përforcimin e mbrojtjes.

