Harry Kane ka rinovuar kontratën me Bayern Munichun deri në vitin 2029, por një marrëveshje e veçantë nga koha kur u largua nga Tottenham mund të ndikojë në të ardhmen e sulmuesit anglez.
Sipas raportimeve të The Telegraph, klubi londinez ka ruajtur të drejtën për të barazuar çdo ofertë që Bayerni pranon nga një klub tjetër për shërbimet e Kane.
Kjo klauzolë ishte negociuar në momentin e transferimit të tij në Gjermani, në verën e vitit 2023, dhe mbetet e vlefshme edhe pas kontratës së re.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Tottenham mund ta rikthejë automatikisht sulmuesin. Përveç barazimit të ofertës, vendimi përfundimtar i takon vetë lojtarit.
Për momentin, Kane nuk jep asnjë sinjal për largim. Ai është i lumtur në Mynih dhe synon të vazhdojë të fitojë trofe me bavarezët. /Zëri

