KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministrja Gërvalla takoi homologun e saj nga Irlanda z. O’Collaghan: Zero kompromis me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

Ministrja Gërvalla takoi homologun e saj nga Irlanda z. O’Collaghan: Zero kompromis me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ka zhvilluar një takim dypalësh me Ministrin e Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe Migracionit të Irlandës, Jim O’Callaghan, me të cilin diskutuan për reformat në drejtësi, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan edhe për avancimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Irlandës.

“Me shtetin mik të Irlandës, synojmë të çojmë përpara bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, me fokus në krijimin dhe avancimin e mekanizmave për ndihmë të ndërsjellë juridike, ekstradim dhe transferim të personave të dënuar. Këto mekanizma janë thelbësorë për të siguruar që kufijtë shtetërorë të mos shndërrohen në strehë për krimin dhe që drejtësia të mos ndalet aty ku përfundon juridiksioni i një shteti”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me agjencitë e Bashkimit Evropian në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformave në drejtësi dhe avancimin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

“Republika e Kosovës nuk bën kompromis me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, theksoi Ministrja Gërvalla.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.