KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

Grupi më i madh pro-izraelit në SHBA, AIPAC, ka shpenzuar mbi 55 milionë dollarë për të mbështetur kandidatë që në fund humbën garat zgjedhore për Kongresin amerikan.

Në total, organizata ka investuar 84.1 milionë dollarë në zgjedhjet e fundit, por vetëm një pjesë e vogël e kandidatëve që mbështeti arritën të fitonin, raportojnë mediat.

Humbjet më të kushtueshme për AIPAC-un u regjistruan në Michigan dhe Illinois. Në Michigan, grupi shpenzoi 31.47 milionë dollarë në përpjekje për të penguar fitoren e Abdul El-Sayedit, por ai arriti të fitonte garën.

Ndërsa në Illinois, AIPAC investoi miliona dollarë për të mbështetur kandidatë të tjerë dhe për të penguar fitoren e Daniel Bissit, por pa sukses.

Të dhënat tregojnë një rënie të ndikimit elektoral të organizatës. Në vitin 2024, rreth 87 për qind e parave të shpenzuara nga AIPAC shkuan në gara ku kandidatët e mbështetur fituan, ndërsa këtë vit kjo përqindje ra në 34 për qind.

AIPAC kishte mbështetur publikisht vendimin e presidentit Donald Trump për të nisur luftën kundër Iranit, ndërsa kishte financuar edhe fushata kundër kandidatëve që kërkonin ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.

Rezultatet e fundit mund ta vështirësojnë sigurimin e donacioneve për organizatën në prag të zgjedhjeve të vitit 2028. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.