KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Xhiroja e 13-të e Superligës nis me duelin Dukagjini-Llapi

Xhiroja e 13-të e Superligës nis me duelin Dukagjini-Llapi

Dukagjini dhe Llapi do të përballen sot në kuadër të xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja, që është e para e kësaj xhiroje, do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, ndërsa të dyja skuadrat hyjnë në këtë përballje me objektiva të ndryshëm.

Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, me 18 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

Në anën tjetër, Llapi po kalon një sezon të vështirë dhe ndodhet në vendin e nëntë, me vetëm pesë pikë të fituara deri më tani.

Për skuadrën nga Klina, fitorja do të ishte një mundësi për t'u afruar me kreun e tabelës, ndërsa llapjanët synojnë të marrin pikë të rëndësishme në përpjekje për t'u larguar nga fundi i renditjes.

Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në kanalet e sportit të platformës televizive Artmotion.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.