Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se nga data 21 tetor deri më 6 nëntor 2026, janë administruar gjithsej 31,400 doza të vaksinës kundër gripit sezonal.
“Ky është një tregues i rëndësishëm i angazhimit të institucioneve shëndetësore dhe i vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv”, thuhet në njoftim..
IKSHPK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht personave që bëjnë pjesë në grupet me rrezik të lartë për zhvillimin e komplikimeve nga gripi, që të vaksinohen me kohë.
Vaksinimi rekomandohet veçanërisht për:
•Personat mbi moshën 65-vjeçare;
•Personat me sëmundje kronike;
•Gratë shtatzëna;
•Fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar;
•Punëtoret shëndetësorë;
•Personat që për shkak të profesionit apo rrethanave të tjera, janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve respiratore.
Vaksina kundër gripit sezonal është masa më e rëndësishme parandaluese për uljen e rrezikut nga gripi dhe komplikimet e tij. Ajo ndihmon në mbrojtjen e personit të vaksinuar, si dhe në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet.
Meqenëse aktiviteti i gripit sezonal pritet të rritet gjatë muajve të ardhshëm, vaksinimi me kohë është veçanërisht i rëndësishëm. Mbrojtja zhvillohet rreth dy javësh pas vaksinimit.
IKSHPK-ja rikujton se vaksinimi mund të realizohet në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor (QKMF, QMF dhe AMF) në komunat përkatëse.
Mbroni veten, familjen dhe komunitetin tuaj – vaksinohuni kundër gripit sezonal!

