KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Skandali i Mbappes përplasi Kinën me La Ligën, ambasadori zbulon zhvillimet e fundit

Skandali i Mbappes përplasi Kinën me La Ligën, ambasadori zbulon zhvillimet e fundit

Ambasadori i Kinës në Spanjë, Yao Jing, ka konfirmuar se qeveria kineze është në komunikim me Real Madridin, La Ligën dhe institucione të tjera spanjolle lidhur me polemikat e shkaktuara nga komentet e Kylian Mbappes.

Duke folur për agjencinë e lajmeve EFE të premten, diplomati sqaroi se nuk bëhet fjalë për negociata zyrtare, por për komunikime që synojnë arritjen e një mirëkuptimi të ndërsjellë mes palëve.

“Nuk ka negociata, por ka komunikim, i bazuar në mirëkuptimin e ndërsjellë”, deklaroi Yao Jing.

Polemikat nisën pasi Mbappe kishte përmendur si një nga memet e tij të preferuara një imazh ku fytyra e tij ishte vendosur mbi atë të një diktatori kinez.

Ndonëse sulmuesi francez nuk e kishte përmendur drejtpërdrejt emrin e Mao Ce Dunit, ish-lideri historik i Kinës shfaqej në fotografinë në fjalë.

Pas reagimeve të shumta, si futbollisti francez, ashtu edhe Real Madridi kërkuan falje për incidentin.

Megjithatë, televizioni shtetëror kinez, CCTV, vazhdon të mbajë të pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës.

Ambasadori Yao Jing theksoi se Kinës i nevojitet më shumë kohë për ta tejkaluar këtë incident, duke lënë të kuptohet se rikthimi i transmetimeve të kampionatit spanjoll nuk pritet të ndodhë menjëherë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.