KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiriti nëntokësor ndez përplasjen, Kërçeli e sfidon Ramën në debat: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin

Shiriti nëntokësor ndez përplasjen, Kërçeli e sfidon Ramën në debat: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me polemikën për çmimin e shiritit nëntokësor në kontratën për ndriçimin “Smart”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Kërçeli ka kritikuar reagimin e Ramës, duke vënë në pikëpyetje dallimin mes çmimit prej 19 eurosh dhe atij prej 8.50 eurosh për të njëjtin shirit, transmeton lajmi.net.

Ai ka ironizuar edhe arsyetimin e kryetarit të Prishtinës se çmimi përfshin garancinë dhe mirëmbajtjen për 10 vjet, duke e cilësuar këtë sqarim si amatorizëm.

“E lexova reagimin tënd. E lexova tri herë, nuk mu besohej që e ke shkruar ti. Qysh kryetar me ra në këtë nivel të amatorizmit? Qysh ka mundësi shiritin e njëjtë, njëherë e ke faturu 19 euro, çka ndodhi tash 8 euro e 50 cent?”, ka deklaruar Kërçeli.

Deputeti i LVV-së ka sfiduar Ramën edhe për një debat publik televiziv, duke i kërkuar që të zgjedhë vetë moderatorin dhe televizionin ku do të përballeshin.

“Kryetar, nuk po më besohet në çfarë niveli amatorizmi ke rënë. Përnjëmend, rrena i ka këmbët e shkurtra! Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, e hajde të debatojmë!”, ka shkruar Kërçeli në mbishkrimin e videos.

Polemika mes Ramës dhe Kërçelit nisi pas deklarimeve të deputetit të LVV-së për çmimin e shiritit nëntokësor. Rama, në reagimin e tij, kishte thënë se 8.50 euro për metër përfshijnë furnizimin me material, transportin, vendosjen, si dhe garancinë e mirëmbajtjen për 10 vjet.

Ndërkaq, Kërçeli po kërkon sqarime për dallimin e çmimeve dhe ka propozuar që kjo çështje të diskutohet në një debat të drejtpërdrejtë televiziv./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.