Policia e Kosovës ka konfirmuar sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.
Kadetët e Policisë së Kosovës mbajnë sot ceremoninë e diplomimit pasi e njëjta është shtyrë për shkak të mungesës së uniformave.
Zyrtarë të shumtë policorë vazhdojnë të paraqiten në punë me uniforma te vjetruara e të shkatërruara derisa për të rinjt nuk pati fare.
Mungesa e uniformave dhe pajisjeve është shqetësuese në Policinë e Kosovës.
Kjo gjeneratë parashihet t’i ketë mbi 300 kadetë, ndërsa në ceremoninë e cila do mbahet në sallën “1 Tetori” të pranishëm do jenë edhe zyrtarët shtetërorë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës ju njofton se me rastin e Diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbajë ceremoninë e diplomimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Këtë ceremoni pritet që nga afër ta ndjekin personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.
Ceremonia do të mbahet më datën 6 nëntor 2026, nga ora 16:30.
Data: 06.11.2026 (ditë e premte)
Koha: Nga 16:30
Vendi : Salla 1 Tetori – Prishtinë./Lajmi.net/

