KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6?, emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit [video]

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6?, emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit [video]

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e edicionit të gjashtë të Big Brother VIP Albania, entuziazmi i fansave për këtë edicion nuk ka të ndalur.

Madje, këtë vit kanë nisur edhe spekulimet e shumta rreth emrave që mund t’i bashkohen spektaklit si banorë.

Kjo temë u diskutua edhe gjatë një emisionit, ku u përmendën disa personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij formati.

Në studio u prezantua një listë me emra që kanë qarkulluar në rrjetet sociale si kandidatë të mundshëm për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në mesin e emrave të përmendur ishin Bujar Qamili, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro, Deta Kokomani dhe Fero.

Ky i fundit, madje, ishte përfolur fillimisht edhe si një nga emrat e mundshëm të Big Brother VIP Kosova, por në natën e nisjes së spektaklit nuk u bë pjesë e shtëpisë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e personazheve të përmendur në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania. Mbetet të shihet se cilët prej tyre do të jenë vërtet pjesë e këtij edicioni dhe nëse do të ketë surpriza të tjera për publikun.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.