KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bagazhi i pazakontë i tradhtoi – tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga

Bagazhi i pazakontë i tradhtoi – tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga

Autoritetet në Peru kanë ndaluar tre persona, dy shtetas gjermanë dhe një polak, të cilët tentuan të nxirrnin kontrabandë jashtë vendit më shumë se 3 mijë tarantula (merimanga të mëdha).

Të dyshuarit po përgatiteshin të udhëtonin drejt Gjermanisë, kur valixhet e tyre ngjallën dyshime gjatë kontrollit në aeroport.

Pas kontrollit, autoritetet zbuluan mbi 3 mijë tarantula, të cilat ishin fshehur me kujdes brenda çorapeve, në një përpjekje për t’i nxjerrë ilegalisht nga vendi.

Të tre personat u ndaluan nga autoritetet dhe tani përballen me akuza penale për kontrabandë.

Rasti ka tërhequr vëmendje për shkak të mënyrës së pazakontë të transportimit të këtyre merimangave, të cilat ishin fshehur në bagazhet e udhëtarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.