Juventusi ka marrë një fitore në udhëtim te AZ Alkmaar, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evropës.
“Bianconerët” fituan me rezultat 1-2, sfidë që italianët e dominuan nga fillimi.
Teun Koopmeiners me një gol të bukur e kaloi Juventusin në epërsi pas asistimit të Kolo Muanit (19’).
Ndërsa, ishte Kolo Muani që e dyfishoi epërsinë me një goditje të fuqishme pas asistimit të Woltemade (38’).
Tutje, dy skuadrat kishin disa raste shënimi por që nuk ia dolën t’i konkretizonin.
E tëra që bëri AZ Alkmaar ishte goli i nderit i realizuar nga Meex Meerdink (88’) pas një aksioni të shpejtë.
Faktikisht, holandezët shënuan sërish falë Meerdink por që goli i dytë u anulua për pozitë jashtë loje (90+1’).
Kësisoj, Juventusi shkon në kuotën e 10 pikëve ndërsa Alkmaar zë pozitën e 14-të me gjashtë pikë. /telegrafi
HT |ë| Fine primo tempo ë #AZJuve #UEL https://t.co/S6RcbPE8uy
— JuventusFC (@juventusfc) November 5, 2026

