KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Miliarda baktere fshihen në sfungjerin e enëve – pse duhet ta zëvendësoni çdo javë

Miliarda baktere fshihen në sfungjerin e enëve – pse duhet ta zëvendësoni çdo javë

Sfungjeri që përdoret për larjen e enëve mund të jetë një nga burimet më të mëdha të baktereve në kuzhinë.

Edhe pse qëllimi i tij është pastrimi, lagështia e vazhdueshme, mbetjet e ushqimit dhe struktura me pore krijojnë kushte ideale për shumimin e baktereve.

Foto: Shutterstock

Miliarda baktere në një copëz të vogël

Kur mikrobiologët gjermanë nga Universiteti i Furtwangenit analizuan sfungjerë të përdorur në kuzhinë, zbuluan se në një pjesë të vogël, me madhësinë e një kubi sheqeri, mund të kishte deri në 54 miliardë baktere.

Bakteret nuk gjenden vetëm në sipërfaqe, por edhe në brendësi të sfungjerit, veçanërisht në hapësirat e vogla ku as detergjenti dhe as shpëlarja nuk arrijnë t’i largojnë plotësisht.

Disa prej tyre mund të shkaktojnë infeksione, sidomos te fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar.

Përmes përdorimit të të njëjtit sfungjer për larjen e enëve dhe fshirjen e sipërfaqeve të kuzhinës, bakteret mund të përhapen në pjesë të ndryshme të ambientit.

Pse zierja dhe mikrovala nuk janë zgjidhje?

Shumë njerëz përpiqen ta pastrojnë sfungjerin duke e zier, duke e vendosur në mikrovalë apo duke e larë në enëlarëse, me bindjen se kështu eliminojnë bakteret.

Megjithatë, studimet kanë treguar se sfungjerët e pastruar në këto mënyra nuk janë domosdoshmërisht më të pastër se ata që nuk i janë nënshtruar fare këtij procesi.

Kjo ndodh sepse metodat e pastrimit mund të shkatërrojnë një pjesë të baktereve, ndërsa ato më rezistentet mbijetojnë dhe shumohen sërish me shpejtësi.

Në disa raste, në sfungjerët që pastroheshin rregullisht janë vërejtur edhe përqendrime më të larta të disa llojeve të baktereve.

Kur duhet ta ndërroni sfungjerin?

Rekomandohet që sfungjeri i enëve të zëvendësohet me një të ri pas rreth një jave përdorimi, në vend që të mbahet për javë të tëra apo muaj.

Deri në momentin e zëvendësimit, pas çdo përdorimi duhet të shpëlahet mirë, të shtrydhet dhe të lihet të thahet plotësisht. Nuk këshillohet të lihet në lavaman apo në një enë ku vazhdon të qëndrojë i lagësht.

Për pastrimin e sipërfaqeve të kuzhinës, veçanërisht pas kontaktit me mishin e pagatuar, është më mirë të përdoren letra njëpërdorimshme ose lecka që mund të lahen në temperatura të larta.

Një alternativë tjetër është furça për larjen e enëve, pasi thahet më shpejt dhe struktura e saj e bën më të vështirë grumbullimin dhe shumimin e baktereve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.