KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Balaj: Gjykata Speciale është projektuar mbi premisa të padrejta (VIDEO)

Balaj: Gjykata Speciale është projektuar mbi premisa të padrejta (VIDEO)

Opinionisti Labinot Balaj ka komentuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova iniciativën për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe protestat e organizuara lidhur me këtë çështje.

Balaj ka vlerësuar se iniciativa për ligjin dhe aktivitetet protestuese kishin për qëllim dëmtimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka pretenduar se, nëse PDK-ja do të ishte në qeverisje, nuk do të kishte protesta apo iniciativë për ndryshimin e ligjit.

“Megjithatë, ligji është iniciuar, ndërsa protestat dhe e gjithë gama e aktiviteteve janë organizuar me qëllim të dëmtimit politik të Vetëvendosjes. Ideja ishte që Qeveria ta refuzonte një ligj të tillë dhe, rrjedhimisht, PDK-ja ta kishte një argument në zgjedhjet e ardhshme kundër pushtetit, pra ta dëmtonte atë elektoralish. Kjo do të thotë se, nëse PDK-ja do të ishte në pushtet dhe do të ndodhte një verdikt i tillë, nuk do të kishte as protesta dhe as iniciativë për ligj.

Duke folur për Specialen, Balaj ka thënë se ajo është projektuar mbi premisa të padrejta dhe ka përsëritur vlerësimin e tij se bëhet fjalë për një gjykatë politike.

Kjo gjykatë, në thelb, mbështetet mbi premisa të padrejta. Ajo është projektuar për të arritur një epilog të përcaktuar. E kemi përmendur disa herë se është një gjykatë politike.”

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.