KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Ai e meriton Barcelonën ose Arsenalin” – legjenda italiane Cassano vlerëson Fabregasin

“Ai e meriton Barcelonën ose Arsenalin” – legjenda italiane Cassano vlerëson Fabregasin

Pas fitores së jashtëzakonshme 9-1 të Comos në udhëtim ndaj RC Lensit në Ligën e Kampionëve, legjenda italiane e futbollit, Antonio Cassano, ka bërë vlerësime të mëdha për trajnerin Cesc Fàbregas.

Cassano ka theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm të spanjollit në transformimin e Comos, duke rikujtuar se në momentin kur Fàbregas mori drejtimin e skuadrës, ajo kishte një vlerë shumë të vogël.

“Sa herë që dikush thotë se Como ka shpenzuar 200, 300 apo 400 milionë euro, unë kujtoj se kur Fàbregas mori drejtimin, skuadra vlente vetëm 1.50 euro”, deklaroi Cassano.

cassano 1 Cassano telegrafi.com

Ai u shpreh se e gjithë vëmendja që Como po merr aktualisht në futbollin evropian është meritë e trajnerit spanjoll, duke sugjeruar se ky i fundit duhet të largohet një ditë nga Italia.

“E gjithë bota po flet për Comon dhe të gjitha meritat i takojnë Fàbregasit. Shpresoj që ai të largohet nga Italia”, shtoi ish-futbollisti italian.

Cassano nuk kurseu as komplimentet për stilin e punës, komunikimin dhe karakterin e trajnerit, duke e konsideruar atë një figurë që po krijon diçka të jashtëzakonshme.

“Me stilin e tij të trajnerit, mënyrën se si flet dhe sjelljen që ka, Italia nuk e meriton. Ai po krijon një kryevepër”, u shpreh Cassano.

Ish-sulmuesi italian beson se Fàbregas është i destinuar për të drejtuar klubet më të mëdha të Evropës, duke përmendur Barcelonën dhe Arsenalin si destinacione të mundshme.

“Fàbregas është i destinuar të trajnojë Barcelonën ose Arsenalin. Ai mund të drejtojë kudo që dëshiron”, deklaroi ai.

telegrafi.com

Në fund, Cassano theksoi aftësinë e Fàbregasit për t’i përmirësuar futbollistët dhe për t’i ngritur ata në një nivel tjetër, duke paralajmëruar se largimi i tij nga Como do të ishte një goditje e madhe për klubin.

“Fàbregas i bën gjërat të qarta dhe të ndihmon ta çosh lojën në një nivel tjetër. Kur të vendosë të largohet nga Como, mendoj se do të jetë njësoj si kur Atalanta humbi Gian Piero Gasperinin”, përfundoi Cassano. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.