Një fotografi e publikuar së fundmi nga gazetari shqiptar Elton Tozaj ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij, pasi ai është shfaqur me kokën e fashuar dhe rrobat e mbuluara me njolla gjaku.
Pamjen e rëndë e ka ndarë përmes një InstaStory në Instagram, ku krahas fotografisë ka publikuar edhe një mesazh kërcënues ndaj personave që, sipas tij, qëndrojnë pas asaj që ka ndodhur.
“Kushdo që e bëri këtë do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot!”, ka shkruar Tozaj.
Mesazhi i tij lë të kuptohet se mund të jetë përballur sërish me një sulm, megjithatë deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera për rrethanat e incidentit.
Rasti rikthen në vëmendje dhunën me të cilën gazetari ishte përballur edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kur ishte sulmuar rëndë dhe kishte pësuar lëndime serioze.
Për momentin, mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur kësaj radhe dhe nëse rasti është raportuar tek organet kompetente.

