KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Miftaraj: Kosova po shpenzon mbi 2 milionë euro në ditë për blerjen e energjisë elektrike

Miftaraj: Kosova po shpenzon mbi 2 milionë euro në ditë për blerjen e energjisë elektrike

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur shqetësime lidhur me shpenzimet e Kosovës për importin e energjisë elektrike.

Përmes një postimi, Miftaraj ka deklaruar se gjatë shtatë ditëve të fundit Kosova ka blerë mbi 2 milionë euro energji elektrike në ditë, raporton lajmi.net

Sipas llogaritjeve të tij, kjo i bie që vetëm brenda një jave janë shpenzuar së paku 14 milionë euro për blerjen e rrymës.

Ai ka bërë edhe një përllogaritje të shpenzimeve, duke thënë se për dy javë shuma arrin në 28 milionë euro, ndërsa për një muaj mund të shkojë në rreth 60 milionë euro.

Miftaraj ka shprehur shqetësimin edhe për shumat që mund të shpenzohen gjatë një viti për importin e energjisë elektrike.

Në postimin e tij, ai ka përdorur edhe një gjuhë kritike ndaj përfituesve të tregut të energjisë, duke iu referuar atyre si “oligarkë të energjisë elektrike”./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.