KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Banka Popullore-Maqedoni: Rezervat devizore rriten në 4.9 miliardë euro

Banka Popullore-Maqedoni: Rezervat devizore rriten në 4.9 miliardë euro

Në fund të dhjetorit 2025, rezervat zyrtare devizore arritën në 4.925,3 milionë euro, që është një rritje prej 63.1 milionë eurosh krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi Banka Popullore.

Pjesa më e madhe e rezervave devizore është investuar në letra me vlerë (74.2 përqind), e ndjekur nga ari monetar (16.5 përqind) dhe valutat dhe depozitat (9.3 përqind).

Siç deklaroi së fundmi guvernatori Trajko Sllaveski, rezervat devizore janë rreth 50 për qind më të larta se në vitin 2019 dhe janë në një nivel të rehatshëm që garanton stabilitetin e kursit të këmbimit dhe ofron hapësirë për ndërhyrje, nëse është e nevojshme.

“Nëse marrim parasysh se rezervat devizore duhet të sigurojnë mbulim të importit për të paktën katër muaj, ato aktualisht arrijnë në 4.6 muaj, që është mbi të gjitha standardet ndërkombëtare”, tha Sllaveski në një paraqitje televizive.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.