Në Istog është përuruar sot Tregu i Gjelbërt. Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka thënë se ky është një investim që synon përmirësimin e kushteve për tregtarët, prodhuesit dhe fermerët e kësaj komune.
Ferati ka thënë se tregu i ri do të ofrojë kushte më të mira pune për tregtarët dhe prodhuesit, si dhe një hapësirë të rregullt dhe dinjitoze për qytetarët që të furnizohen me produkte të freskëta dhe cilësore.
Ai ka theksuar se tregu do do të jetë gjithashtu një pikë e rëndësishme furnizimi për gastronomët dhe bizneset e ushqimit, për çka edhe ju bëjë thirrje të mbështesim fermerët tanë.
“Ky treg do t’u ofrojë tregtarëve dhe prodhuesve tanë kushte më të mira pune, ndërsa qytetarëve një hapësirë të rregullt dhe dinjitoze për tregti, si dhe produktet më të freskëta e cilësore në tryezën e tyre. Tregu do të jetë gjithashtu një pikë e rëndësishme furnizimi për gastronomët dhe bizneset e ushqimit, për çka edhe ju bëjë thirrje të mbështesim fermerët tanë. Zhvillimi i Istogut merr kuptim të plotë atëherë kur investimet tona ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve. Ky është një nga projektet që i shërben pikërisht këtij qëllimi”, ka thënë Ferati./Indeksonline/.

