KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama paralajmëron platformë të re dialogu me studentët: Do të jetë aktive që nesër

Rama paralajmëron platformë të re dialogu me studentët: Do të jetë aktive që nesër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një platforme të re komunikimi me studentët dhe pedagogët, përmes së cilës synon të zhvillojë dialog të drejtpërdrejtë për çështjet dhe shqetësimet që ata dëshirojnë të adresojnë pranë qeverisë.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, Rama bëri të ditur se platforma do të vihet në dispozicion që nesër, duke theksuar se ajo do të jetë e hapur për çdo student që dëshiron të ndërveprojë me të dhe përfaqësuesit e qeverisë.

Kreu i qeverisë pretendoi gjithashtu se tre grupe studentësh janë penguar përmes presionit dhe dhunës, si në rrjetet sociale ashtu edhe fizikisht, për të zhvilluar takime me të. Sipas Ramës, takimet ishin planifikuar të zhvilloheshin pa kamera dhe pa praninë e mediave, me qëllim zhvillimin e një bisede të drejtpërdrejtë.

“Siç e kam paralajmëruar, nesër ne do të ndezim një tjetër dritare në ekranet e kujtdo që është i interesuar, që është një dritare e Dialogut dhe që u ofrohet të gjithë atyre që duan të ndërveprojnë me mua, qeverinë për çdo çështje që ata e shohin me rëndësi”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se kjo hapësirë synon t’u japë mundësi studentëve të shprehin lirshëm mendimet dhe shqetësimet e tyre, pa u përballur me kërcënime apo presione nga persona që, sipas tij, përpiqen të pengojnë dialogun.

“Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë online dhe offline nga këta lloj pseudosh në përpjekjen e tyre për të ardhur në takim me mua, pa kamera, pa foto, pa njoftim shtypi, thjesht për të biseduar. Tre grupe studentësh me emra dhe mbiemra, të dekonspiruar dhe më pas të bullizuar në ekstrem”, u shpreh kryeministri./euronews.al

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.